Ronaldinho për herë të parë ka treguar përvojën e muajit të kaluar në burg.

Ai tha se e kaloi kohën duke luajtur futboll dhe nënshkruar autografe.

Ai dhe vëllai i vet ishin kapur me pasaportë fals në Paraguai, dhe momentalisht të dy janë duke vazhduar dënimin në burg shtëpiak.

“Kurrë nuk kam menduar se do të jem në situatë të tillë. Gjithë jetën jam munduar të arrijë profesionalisht nivelin më të lartë dhe të sjell lumturi te njerëzit me futbollin tim” ka thënë legjenda braziliane.

Ish-lojtari i Barcelonës dhe Milanit, ka thënë se gjëja e parë që do të bëjë pasi të lirohet, është të përqafojë nënën e tij.