Kriza e Covid-19 tashmë na ka treguar shumë për gjendjen aktuale të futbollit dhe klubet më të mëdha.
Për shembull, pandemia ka zgjeruar ndarjet tashmë të thella te Barcelona.
Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës po hasin në vështirësi për të arritur marrëveshje me klubin e tyre për ulje pagash.
Në anën tjetër, Real Madrid e ka menaxhuar krizën me qetësi mbresëlënëse.
Përkundër disa hezitimeve fillestare për të rënë dakord për një ulje pagash, skuadrat e futbollit dhe basketbollit të Realit përfundimisht ranë dakord për uljen e pagave midis 10 dhe 20 përqind.
Për shkak të krizës, Barça ka vetëm 29 milionë € për afatin e transferimit të kësaj vere derisa Madridi ka 100 milionë €.
E me këto rezerva, Real Madridi mund ta përballojë blerjen e Haaland and Mbappe.



























