Ish-sulmuesi italian, Christian Bobo Vieri, ka folur për takimin e parë me brazilianin, Ronaldo.
Ky takim kishte ndodhur te skuadra e Interit. Vieri tregon se hera e parë që e kishte parë numrin 9, ishte në stërvitje.
“Kur shkova për herë të parë në Inter dhe e pashë Ronaldon, mendova; a është ky djalë alien?”, ka thënë Vieri.
Vieri ishte transferuar te Interi në vitin 1999 nga Lazio. Te Interi ai kishte qëndruar deri në vitin 2005.




























