Milot Rashica ka qenë i lidhur me një kalim te RB Leipzig këto ditë.

Kjo pasi edhe largimi i tij nga Werder Bremen duket i pashmangshëm.

Sipas mediave gjermane, Werderi tashmë ka menduar për zëvendësuesin e tij, e që pritet të jetë një tjetër kosovar.

Edon Zhegrova mund të jetë zëvendësues i Rashicës te Bremeni.

Së fundmi, agjenti i Rashicës e ka konfirmuar se talenti kosovar do të largohet për një skuadër më të madhe.