Bayern Munich ka vazhduar me fitore në Bundesligë, duke mposhtur skuadrën Eintracht Frankurti.

Leon Goretzka ishte i pari që shënoi për vendasit në minutën e 35-të. Te goli i parë asistoi Thomas Mueller dhe me këtë arriti 17 asistime këtë sezon në Bundesliga dhe është i pari në të gjitha ligat evropiane.

Disa minuta më vonë Thomas Mueller shënoi edhe gol në fund të pjesës e parë, saktësisht në minutën e 46-të. Mueller po

Në pjesën e dytë (52’), për rezultatin 3 me 0 u përkujdes polaku Robert Lewandowski

Por mbrojtësi i ekipit mysafir, Martin Hinteregger shënoi dy gola në minutat 55-të dhe 61, duke ngushtuar rezultatin.

Me këto dy gola, Hinteregger është bërë golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij, deri këtë sezon ka shënuar 8 gola, të gjithë pas harkimeve nga goditjen nga këndi.

Bayerni shënoi përsëri me mbrojtësin e majtë, Alphonso Davies, në minutën e 74-të.

Kurse, Martin Hinteregger shënoi përsëri, por këtë radhë në portën e gabuar.

https://streamja.com/Ew6J7

https://streamja.com/VZ0B1

https://streamja.com/nozMz