Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur për lojtarët e Kombëtares dhe suksesin që pret prej tyre.

Ai ka thënë se nuk është habitur që Amir Rrahmani ka kaluar në Napoli.

Sipas Challandes, kjo ka qenë meritë e futbollistit.

“Nuk jam çuditur që Rrahmani ka shkuar te Napoli, është një lojtar shumë i mirë dhe është rritur shumë duke luajtur ndeshje të mëdha ndërkombëtare, më parë me Dinamo Zagrebin e më pas me Veronën dhe Përfaqësuesen tonë”, ka thënë ai.