Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, nuk i ka kursyer fjalët e mira për yllin e Bundesligës, Milot Rashicën.

Sipas zviceranit, Rashica është një sulmues i fortë dhe i shpejtë, derisa punon shumë për skuadrën edhe në fazën mbrojtëse.

“Me Werderin ka vështirësi pasi për momentin luan në mënyrë mbrojtëse si skuadër, duke parë krizën, por në një ekip që luan mirë futboll mund të tregojë të gjithë vlerën e tij” ka thënë trajneri.

Challandes nuk do të habitej nëse Rashica kalon në Serie A.

Sipas Challandes, Rashica ka aftësitë për të shënuar dhe të bëjë të shënojë, sidomos në Serie A.