Ylli në rritje i Bayern Munich, Alphoso Davies, është duke shkëlqyer në Bundesligë, duke qenë i përfshirë në gola në tri ndeshjet e para pas rikthimit të futbollit.

Por ai shumë lehtë ka mundur të luajë në Premier League.

Mediat në Angli raportojnë se tre vjet më parë, ai kishte mundësi që t’i bashkohej skuadrës angleze Swansea.

Drejtuesit e kësaj skuadre kishin përgatitur një ofertë prej 3 milionë euro, në mënyrë që ta transferonin mbrojtësin nga Vancouver Whitecaps.

Pastaj në vitin 2019, ai u transferua te Bayern Munich dhe tash ka vlerën rreth 100 milionë euro.