Mesfushori nga Kosova, Donis Avdiaj duket se do të ndërrojë skuadër.

Avdiaj, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës nga Skocia, Heart, është duke u kërkuar nga një skuadër evropiane.

Është pikërisht skuadra nga Portugalia, Braga.

Kontrata e kosovarit me skuadrën skoceze, përfundon më 30 qershor.

Braga është e treta në renditjen tabelara në Ligën Portugeze, që pritet të fillojë më 3 qershor.