Të enjten, Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe Ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi solemnisht i kanë nisur punimet e fazës së parë të ndërtimit të stadiumit modern në qytetin e Gjakovës.

Stadiumi është projektuar nga Komuna e Gjakovës dhe financohet nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Projekti duket ambicioz dhe pritet ta pasurojë futbollin e Kosovës.

Pos Gjakovës, edhe Gjilani e Suhareka do të bëhen me stadiume të reja.