Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart, mendon se kampionati do të përmbyllej nëse Real Madridi do të kishte qenë në vendin e parë, kur sezoni u pezullua si pasojë e pandemisë koronavirus.

Barcelona është lidere më dy pikë më shumë se Real Madridi kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund.

“Nëse Real Madridi do të ishte lider para pandemisë, La Liga do të përmbyllej”, tha ai për AS.

La Liga pritet të rikthehet më 13 qershor me ndeshjen mes Sevillës dhe Real Betisit.