Në vitin 2005 Borussia Dortmund ishte para falimentimit. Klubi nuk kishte para për të paguar as rrogat e futbollistëve.

Atëkohë në ndihmë erdhi dikush që në Dortumund, më së paku e prisnin, Bayern Munich.

Klubi Bavarez i kishte dhuruar 2 milionë euro kundërshtarit më të madh sportiv dhe BVB kishte shpëtuar nga falimentimi (Insolvenz).

Tradita e ndihmës dhe e solidaritetit në klubin më të madh gjerman vazhdon edhe tash, shkruan VAR Kosova.

Madje, Bayern në organet e klubit e ka edhe një organizëm të veçantë vetëm për ndihmë dhe solidaritet (Fc Bayern Hilfe ev).

Ndihma e fundit që ata kanë bërë në bashkëpunim me tifozët e tyre është ajo se të gjitha biletat vjetore të tifozëve që i posedojnë e që janë bileta vip, pas golave, bileta në lozha, u janë dhuruar për klubet e Landit të Bavarisë.

35 klube kanë përfituar nga 10.000 euro ndihmë nga gjiganti Bavarez. Ndihmë kjo që është shume e mirëseardhur në këtë kohe pandemie, sidomos për klubet amatore të futbollit, të cilat në Gjermani çmohen shumë.

Vlen të theksohet se Bayern u kishte dalë në ndihmë edhe fëmijëve kosovarë, kur në vitin 1999 në krye me atëherë menaxherin e klubit Uli Hoeneß, kishin dhuruar 100 mijë marka./VAR Kosova/