Milot Rashica sot kthehet në terren pas një kohe të gjatë në ndeshjen që ekipi i tij Werder Bremen e pret Bayer Leverkusenin.

Ky duel është i fundit i xhiros së 26-të të Bundesligës, garës së parë të madhe evropiane, që vazhdoi kampionatin pas ndërprerjes nga pandemia e shkaktuar nga COVID-19, shkruan VAR Kosova.

Rashica është identifikuar si yll i ekipit (star player) nga rrjeti i bastoreve “bwin” dhe kuotat për veprimet e Rashicës janë mjaft tërheqëse. Nëse vendosni bast që Rashica shënon gol në këtë ndeshje, kuota është 3,4. Për ata që besojnë në start të mirë të Rashicës, preferohet basti që ai do të shënojë golin e parë, për të cilin kuota është 8,00.

Për ata që besojnë që Rashica mund të shënojë në të dyja pjesët, kuota është 14. Sidoqoftë, e sigurt është që Werderi në këtë ndeshje do të kërkojë fitoren, meqë ekipi gjendet në pozitën e parafundit në tabelën e Bundesligës, 5 pikë prapa Fortuna Dusseldorfit, që aktualisht është në pozitë që dërgon në playout, mirëpo, Werderi ka dy ndeshje më pak.

Ndeshja fillon në ora 20:30.