Presidenti i UFC-së, Dana White, e ka dhënë lajmin e madh për fansat e këtij sporti luftarak.

Khabib Nurmagomedov dhe Justin Gaethje do të përballen në një nga ngjarjet e para të UFC-së që zhvillohen këtë verë.

“Pres që lufta Khabib – Gaethje të ndodhë këtë verë. Nuk e di nëse do të jetë e para, por do të jetë në Ishullin e Luftërave, pos nëse bota të mënyrë përrallore kthehet në normalitet së shpejti, më shpejtë se që unë pres”, ka thënë udhëheqësi i UFC-së, serisë kryesore të Arteve Marciale të Përziera.

Gaethje është bërë kampion i përkohshëm i UFC-së në kategorinë e lehtë në fundjavë, me fitoren impresive ndaj Tony Ferguson. 

Derisa superylli Khabib Nurmagomedov që mbanë titullin në këtë kategori, nuk pritet të kthehet shumë shpejtë. Ai po e agjëron muajin e Ramazanit dhe po stërvitet, por jo në mënyrën e kërkuar që të kthehet menjëherë.