Nëse i lëmë të gjithë të luajnë – Të gjithë do të jemi fitues.

Kështu e ka quajtur futbollistja me prejardhje shqiptare, fushatën e saj të fundit, në bashkëpunim me gjigantin e automobilave, KIA.

Asllani ka treguar pse ka nënshkruar kontratë së bashku me KIA, e cila bazohet në Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve.

“Kontrata ka për qëllim që të gjithë fëmijët në Suedi të kenë mundësinë për të luajtur, me kushte të barabarta” ka thënë ajo.

Sipas futbollistes më të mirë suedeze, ndjenja e mos përkatësisë dhe mos përfitimi i shansit për të luajtur, ndjek dhe prek shumë fëmijët gjatë gjithë jetës së tyre.