Në vitin 1983, legjenda e NBA dhe Utah Jazz, Karl Malone, që në atë kohe kishte qenë 20-vjeçar, e kishte lënë shtatzënë një vajzë 13-vjeçare, të quajtur Gloria Bell. 

Në atë kohë, Malone ishte yll i Lousiana Tech në kolegj dhe rasti u cilësua si përdhunim

Kjo pasi që Bell nuk ishte e rritur mjaftueshëm për të qenë në gjendje të pranojë ligjërisht të kryejë marrëdhënie me Malone.

Së fundmi, djali i tij e ka publikuar një video në Instagram lidhur me akuzën që babai i tij e kishte pasur për përdhunim gjatë fillimit të karrierës së tij.

“Ai gaboi, por është një baba i mirë. Ai ende kujdeset për vëllain tim, Demtress. Babai im është pjesë e jetës së secilit fëmijë të tijit. Njerëzit duan të mendojnë që ai s’është i tillë, por ai do të bënte gjithçka për ne” ka thënë Karl Malone Jr.