Lojtarët e Premier Leagues së Anglisë do të jenë 25 për qind më tepër të rrezikuar nga lëndimet kur të rifillojë futbolli. Kjo për shkak të orarit të ngarkuar dhe po ashtu pushimit të gjatë.

Shefi ekzekutiv i Premier Leagues, Richard Masters, është i bindur se mund të rifillohet në qershor. 

Do të duhet po ashtu të gjendet hapësirë për FA Cup para se të fillojë stinori 2020-21 në fund të gushtit apo shtator.

Premier League pritet të rifillojë më 20 qershor. 

Bazuar në këtë datë lojtarët e Manchester Cityt do t’i kenë 13 ndeshje në 49 ditë.

Hulumtimi i bërë nga platforma e inteligjencës artificiale “Zone 7”, që është e specializuar në parashikimin e rrezikut të lëndimeve.

Tetë ndeshje brenda 30 ditëve mund të jenë të zakonshme, por vetëm 4 për qind e lojtarëve në një stinor luajnë gjatë një serie të tillë të ndeshjeve.

Nuk është vetëm orari i ngarkuar që paraqet rrezik, por edhe koha e shkurtër për skuadrat për të kaluar nga stërvitjet individuale dhe ato me respektim të distancës sociale për në stërvitje grupore të intensitetit të lartë.