Mesfushori legjendar italian, Daniele De Rossi, më 26 maj 2018, e luajti ndeshjen e tij të fundit më ekipin e zemrës, Romën.

Mijëra flamuj me inicialet e Daniele De Rossit, me plot emocione dhe lot në një stadium të tejmbushuir, Roma përshëndeti kapitenin e saj që e mbyll përfundimisht aventurën e tij si lojtar i verdhekuqëve pas 18 vitesh në Olimpico. 

Ndeshja me Parmën, e fituar 2-1, ishte e 616-ta për Danielen, i cili u nderua nga ultrasit me pankarta dhe mbishkrime të jashtëzakonshme.