Kjo është fusha e skuadrës Pashtriku nga Rogova e Hasit.

Skuadra që garon në Ligën e Tretë të futbollit kosovar, ka një stadium mjaft simpatik.

E veçanta e tij është se terreni është bërë me iniciativë të banorëve të këtij fshati të komunës së Gjakovës më vitin 2003.

Ky është një shembull i mirë për shumicën e klubeve vendore, të cilat përkundër investimeve nga institucionet shtetërore, nuk i kanë mirëmbajtur fare stadiumet e tyre.