Ylli japonez i tenisit, Naomi Osaka është bërë sportistja më e paguar në botë, duke zhvendosur rivalen amerikane Serena Williams në krye të listës.

Sipas revistës Forbes, Osaka, 22 vjeç, kampionia e dyfishtë e Grand Slam, fitoi 30.7 milionë funte gjatë 12 muajve të fundit.

Kjo ishte 1.15 milion më shumë sesa shuma e fituar nga 38-vjeçarja Williams.

Të dyja e thyen rekordin e mëparshëm të fitimeve një-vjeçare prej 24.4 milionë funteve.

Ky rekord në vitin 2015 ishte vendosur nga rusja Maria Sharapova.