Njihet për veprimet e tij kontraverze brenda dhe jashtë fushë.

Sulmuesi danez, Niklas Bendtner, ka treguar një pjesë të errët nga jeta e tij.

Ai ka thënë se ka qenë i varur nga pokeri, me ç’rast ka humbur miliona euro.

“Kam luajtur shumë poker në jetën time. Kam luajtur kundër shumë profesionistëve që kur isha 19 vjeç. Vështirë të përcaktoj shumën që kam humbur, por mund të jetë diku 6 milionë euro” ka treguar ai.

Bendtner tha se shumë prej kursimeve të tij i kishte humbur ne një natë pokeri në Londër.