Skuadra e futbollit nga Suhareka, Ballkani, ka marr një lajm të mirë mbrëmjen e së premtes.

Dy futbollistët e Akademisë së Ballkanit, që kishin rezultuar pozitiv me COVID-19, janë shëruar.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Përshëndetje të dashur tifozë të klubit tonë. Sot morëm lajmin e mirë për shërimin e dy lojtarëve tanë. Zoti na ruajt të gjithëve . Urojmë t’i kthehemi jetës normale sa më shpejt”, thuhet në njoftim.