Shpesh kur njerëzit mendojnë për një ndryshim në karrierë, kjo përfshinë lloj-lloj punësh.

Davide Iovinella hoqi dorë nga puna e tij si futbollist – një nga rolet më të kërkuara në botë – për t’u bërë një yll i filmave për të rritur.

Iovinella ishte futbollist në Serie D, te ASD Caldio Pomigliano, kur e kuptoi se nuk po bënte para të mjaftueshme – dhe se ai mund të gëzonte një pagë më të mirë diku tjetër.

Ai më pas bëri kërkesë për një rol në një film për të rritur, dhe, pas një audicioni të suksesshëm, u bë një nga 3,000 personat e përzgjedhur për të punuar me regjisorin Rocco Siffredi.

Sigurisht, ai nuk është i vetmi person që ka hequr dorë nga fusha e futbollit për një linjë pune të re pak befasuese.

Një nga shembujt më të njohur është ish-futbollisti Eric Cantona, i cili në mënyrë të famshme ia ktheu shpinën sportit për të provuar aktrimin, ku pati sukses.

Pastaj është ish-portieri gjerman i Werder Bremen dhe Hoffenheim, Tim Wiese, i cili vendosi të linte lojën e futbollit, në mënyrë që të hynte në ring, si një luftëtar i WWE, i njohur si ‘The Machine’.