Si në shumë shtete tjera edhe në Kosovë po rikthehet futbolli.

Drenica, skuadra nga Skenderaj, do të përballet të martën më Prishtinën në gjysmëfinale të Kupës.

Këto dy skuadra kishin luajtur një finale të Kupës 15 më parë, por që futbollistët e Drenicës, u mposhtën nga Prishtina.

Ndeshja e parë në mes të Prishtinës dhe Drenicës do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 18:00, që njëherësh është edhe ndeshja e parë pas pushimit tremujor shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Për të arritur objektivin e madh drejt daljes në arenën ndërkombëtare, presidenca e klubit me në krye kryetaren Mihane Kodra-Bekteshi ka premtuar një premi prej 100 mijë eurove për futbollistët dhe stafin.

“Që pas eliminimit të Gjilanit në çerekfinalen e DigitAlb Kupës, unë si kryetare e klubit u kam premtuar futbollistëve dhe stafit teknik 100 mijë euro”, deklaroi Kodra-Bekteshi për “KTV”.

Njëra nga këto dy skuadra ndërmjet Drenicës dhe Prishtinës do të ndeshet në finale me fituesin e çiftit ndërmjet Feronikelit dhe Ballkanit.