Të gjithë e njohin Hulkun kosovar. Është pikërisht ai që ka bartur mbi vete 1200 kg.

Bujar Muli ka treguar për emisionin ORA 7 në Klan Kosova, se çfarë sfida të tjera ka bërë gjatë vet-izolimit

“Gjatë karantinës e kam provuar vetëm me disa gjëra. E kam lakuar çelësin 22 (22sh) dhe 12 (12sh)”, ka thënë ai.

Hulku kosovar ka ndalur lëvizjen e automjeteve – duke përfshirë një Golf 2, një Passat dhe traktor me një peshë prej 1400, 1600 dhe 2100 kilogram.

Ai ka thënë se në të ardhmen dëshiron të tërheq një aeroplan, nëse një gjë të tillë ia lejojnë drejtuesit e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.