Humbja e Borussia Dortmundit kundër Mainzit ishte e kurdisur.

Kështu besojnë disa tifozë që thonë se kjo ndodhi në mënyrë që Werder Bremeni të bjerë nga liga dhe rrjedhimisht Milot Rashicës t’i ulet çmimi.

Disa tifozë mbeten të befasuar nga kjo fitore e Mainzit dhe kanë sugjeruar online se ndeshja ishte e kurdisur, pasi që Dortmundit tashmë i ishte pamundësuar të shpallet kampion, dhe e la Mainzin të fitojë për t’i rritur gjasat që Bremeni të bjerë nga liga.

Nëse Bremeni bie nga liga, çmimi i Milot Rashicës do të përgjysmohej, shkaku i një klauzole në kontratën e tij.