Napoli e mposhti të mërkurën Juventusin në finalen e Kupës së Italisë.

Derisa Crisitano Ronaldo nuk arriti ta fitojë trofeun e synuar.

Humbja e pësuar në Superkupën e Italisë kundër Lazios ka qenë finalja e parë e humbur pas 64 muajsh për portugezin e Juventus.

Paraprakisht, Ronaldo kishte fituar 12 trofe radhazi.

Ndërsa pas humbjes kundër Napolit, Ronaldo ka humbur dy finale radhazi për herën e parë në karrierën e tij.