Kampioni i botës në boks në peshat e rënda, Anthony Joshua, ishte pjesë e marshit kundër racizmit.

Duke ecur bashkë me njerëz të tjerë, britaniku e ka vlerësuar si pandemi racizmin.

30-vjeçari, lexoi një poezi dhe foli para qindra njerëzve në qytetin e tij të lindjes, Watford.

“Virusi është shpallur pandemi”, ka thënë Joshua.

“Kjo është jashtë kontrollit, por unë nuk po flas për COVID-19. Virusi për të cilin po flas quhet racizëm”, ka thënë Joshua.