Kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana mund të marrë një post të rëndësishëm në futboll. 

Sipas medias zvicerane “Le Matin”, Cana mund të emërohet drejtor sportiv i klubit të Lozanës.

Me largimin e Pablo Iglesiasit nga kjo detyrë javën e kaluar, gjakovari shihet si kandidati kryesor për të marrë detyrën e drejtorit sportiv në klubin që kryeson kategorinë e dytë të futbollit në Zvicër.

Pas tërheqjes nga futbolli në vitin 2016, Cana është licencuar si trajner, ndërkohë drejton dhe fondacionin “Lorik Cana 5”.