Real Madridi insiston se nuk do të lejojë që tifozët të hyjnë në stadiumin Alfredo di Stefano për t’i ndjekur ndeshjet e tyre.

Klubi dëshiron që t’i zhvillojë ndeshjet e mbetura të këtij sezoni prapa dyerve të mbyllura në Alfredo di Stefano, pasi që Santiago Bernabeu është duke u rinovuar.

Madje drejtuesit nuk dëshirojnë as ta shqyrtojnë mundësinë që të lejohen tifozët brenda në stadium.