Alphonso Davies po vazhdon me paraqitje impresive. 

Në ndeshjen ndaj Werder Bremenit, ku Bayerni u shpall kampion, Davies ka arritur shpejtësi rekorde. 

Ai ka vrapuar në një moment me shpejtësi prej 36.51 kilometra në orë.

Kjo është shpejtësia më e madhe e arritur nga ndonjë lojtar i Bundesligës gjermane që kur ka nisur mbledhja e të dhënave në edicionin 2013\14.