Aventura te Boca Juniors zgjati pak për Daniele De Rossin për shkak të ndalesës së futbollit për shkak të COVID-19.

Italiani u detyrua të varë këpucët në gozhdë.

Mirëpo, De Rossi tashmë është bërë gati të nisë një tjetër aventurë në futboll.

Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për klubin e Ascolit që ka larguar trajnerin.

Ish-lojtari i Romës duket si profili i duhur, pasi mund t’i sigurojë shumë publicitet për klubin që ka probleme të mëdha në Serinë B.