Ndeshja e parë e gjysmëfinales për Digital Kupën e Kosovës, ka përfunduar me rezultat 3-0.

Prishtina si vendase ka mposhtur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, skuadrën nga Skenderaj, Drenica

Golat e fitores në pjesën e parë i ka shënuar Ahmed Januzi, që të dyja në pjesë të parë.

Fillimisht shënoi në minutën e 29-të dhe golin e dytë në minutën e fundit të pjesës së parë.

Ndërkaq në minutën e 89-të, mysafirët kanë humbur një penalti.

Golin e tretë dhe të rezultatit final e ka shënuar Meriton Korenica në fund të ndeshjes./VAR Kosova/