Një nga mesfushorët më të mirë që ka pasur Barcelona dhe bota, Xavi Hernandez, tashmë është bërë trajner.

40-vjeçari spanjoll, është duke menaxhuar skuadrën Al Sadd.

Ish-shoku i tij te Barcelona, Samuel Eto, e ka këshilluar që të kthehet te Barcelona.

Sipas kamerunasit, këtë Xavi duhet ta bëjë derisa Messi është ende duke luajtur.

“I kam thënë Xavit se çfarëdo që të ndodhë, ai duhet të kthehet te Barça dhe i thashë se ai duhet ta bëjë këtë derisa ‘Zoti i Futbollit’ (Leo Messi) është akoma atje”, ka thënë Eto për Cataluyna Radio.

“Ai ka luajtur me të dhe kjo do ta bënte më të lehtë për të dy”, ka përfunduar Eto.

Kamerunasi ka folur edhe sulmuesin Luis Suarez, për të cilin ka thënë se nuk mund të zëvendësohet lehtë, edhe nëse Barcelona e transferon sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.