Dëshira e Philipe Coutinho që të rikthehet në Angli, duket se do të plotësohet.
Janë tri skuadra angleze që janë të interesuara për transferimin e tij.
Sipas France Football, Tottenham, Everton dhe Newcastle United, janë të ‘në luftë’ për të nënshkruar me futbollistin e Barcelonës.
Coutinho ishte larguar nga Liverpooli për të shkuar në Barcelonë, mirëpo nuk është që gjeti vendin e merituar.
Pastaj u huazua te Bayern Munich. Bavarezët nuk e shfrytëzuan mundësinë për ta blerë brazilianin.




























