Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher do të ketë një operim të ri gjatë ditëve në vijim.

Siç raporton Gazeta franceze “La Dauphie”, gjermani do të shtrihet përsëri në spital pasi po vuan nga “osteoporoza dhe atrofia e muskujve”.

Ish-piloti i Ferrarit nuk ka lëvizur që nga viti 2013 kur pësoi një aksident me ski në Alpet Franceze.

Familja e Schumacher e ka mbajtur sekret gjendjen e tij shëndetësore.