Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Ander Herrera, ka zbuluar detaje nga festa e Neymarit për ditëlindjen e tij të 28-të.

Marco Verratti, Edinson Cavani, Angel di Maria dhe Herrera ishin në mesin e të pranishmëve në atë festë

Herrera e pranoi se bashkëshortja e tij nuk e kishte lënë të shkonte në toalet apo në katin ku ishin vendosur beqarët në një klub nate në Paris.

“Ai e kishte marrë me qira të gjithë klubin dhe e kishte organizuar në atë mënyrë që djemtë me bashkëshorte të ishin në katin e sipërm, ndërsa beqarët në katin e poshtëm”, ka thënë Herrera.

Derisa trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, i kishte kritikuar lojtarët e vet për këtë festë.