Portieri i Manchester United David De Gea, pranoi një gol në pjesën e parë të ndeshjes përball Tottenham.
Pranimi i këtij goli e ka nervozuar shumë ish-mesfushorin e Manchester United, Roy Keane.
Në analizën pas ndeshjes, irlandezi tha se do e kishte rrahur spanjollin në pjesën e parë.
“Jam i shokuar me atë gol”, tha Keane për Sky Sports.
“Më sëmuri për vdekje ky portier. Do e kisha rrahur në pjesën e parë. Do e grushtoja. Ishte një pritje standarde për një portier të këtij niveli”, tha Keane.





























