Barcelona ka bërë një hap prapa për të ruajtur vendin e parë të renditjen tabelare.

Vetëm një pikë e ka marr nga ndeshja si mysafire e Sevillas.

Pas ndeshjes, mbrojtësi blaugran Gerard Pique, ka thënë se është e vështirë të ruhet pozita e parë kur prapa ke një skuadër si Real Madridi.

“Tash tutje nuk varet vetëm nga rezultat tona”, ka thënë Pique.

“Është e vështirë të fitohet liga. Do të bëjmë gjithçka mundemi, por nga ajo që kam parë javët e fundit, do të ishte befasi të shohim Real Madridin duke lëshuar pikë”, ka thënë Pique.

Aktualisht, Barça është e para në tabelë me 65 pikë, e ndjekur nga Reali me 62.