Edgar Davids dhe Zinedine Zidane kanë luajtur së bashku te Juventusi.

Zidane ka treguar se holandezi kishte kërkesa të çuditshme.

“Kur ishim te Juventusi, Edgar Davids dëshironte që të luanim në lagje. Unë i thashë: po stërvitemi çdo ditë dhe nuk mund të luajë me fëmijët në rrugë. Do të na vrisnin menaxherët e klubit nëse na shohin”, ka thënë Zidane.

Megjithatë, Davids e kishte bindur, duke i thënë: “ke ndryshuar, je bërë mendjemadh”.

Pas kësaj Zidnae kishte pranuar të luante. Dhe kjo nuk kishte ndodhur vetëm njëherë, pasi Edgar Davids ia kishte kërkuar shpesh një gjë të tillë.