Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu ka folur për shumë çështje sa i përket futbollit në Kosovë.

Nga vendi se ku do të vendoset statuja e Fadil Vokrrit e deri te ndërtimi i Stadiumit Nacional.

Salihu ka folur edhe për lidhjen që krijon futbolli.

“Kam parë politikanë të Kosovës të cilët janë kundërshtarë, duke u përqafuar në stadium, pas rezultateve të mira të Kosovës”, ka thënë Salihu për T7.

“Sa i përket statujës, unë propozoj që të vendoset në pllatonë e Pallatit të Rinisë, te shkallët. Nuk jam që të futet brenda stadiumit, sepse njerëzit kanë dëshirë ta shohin dhe të fotografohen”, ka thënë Salihu, derisa ka shtuar se nuk e di se çfarë po ndodh me ndërtimin e Stadiumit Nacional.