Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, u ka thënë lojtarëve të tij të mbajnë maska dhe doreza në publik.
Sipas Kloppit, kjo është mënyrë që ta minimizojnë rrezikun nga infektimi potencial me koronavirus.
“Ne duhet të shkojnë në stacione të benzinës, na duhet ushqim dhe gjëra të tilla. Ne mbajmë maska dhe unë ende s’e kuptoj pse s’e bëjnë këtë të gjithë në Angli, veçanërisht kur janë në ambiente të mbyllura. Nuk e kuptoj, kjo ndihmoi shumë në Gjermani. Unë s’jam ekspert, por ndihmoi me të vërtetë” ka thënë Klopp.



























