Ish-trajneri i Arsenalit Arsene Wenger, ka folur për futbollin pas pandemisë Covid-19.

Gjatë vitit të kaluar, francezi ishte emëruar shef i Zhvillimit Global të Futbollit, organ pranë FIFA-s.

Fundjavën e fundit, ai udhëtoi drejt Cyrihut në selinë e FIFA-s, për të vazhduar diskutimet mbi ndryshimet që ka pësuar futbolli si pasojë e koronavirusit.

“Për shkak të koronavirusit dhe asaj çfarë ka ndodhur, klubet e forta do të jenë më të forta dhe të dobëtat do të jenë edhe më të dobëta”, ka thënë Wenger, i cili është shefi i Zhvillimit Global të Futbollit, është në qendër të bisedimeve.

Wenger ka folur edhe për mënyrën se si duhet të përballen klubet me presionet e reja ekonomike që vijnë si pasojë e Covid-19.