Në fund të këtij sezoni, Cristiano Ronaldo mund të largohet nga qyteti i Torinos, përkatësisht nga Juventusi.

Një lajm të tillë e ka raportuar Radio Rossonera në Itali.

Thashethemet për një largim të mundshëm filluan muajin e kaluar dhe po vazhdojnë ende, por mbetet të shihet nëse 35-vjeçari do të largohet.

Cristiano Ronaldo ka shënuar 53 gola në 75 paraqitje me Juventusin.

Ai iu bashkua “Zonjës së Vjetër” në vitin 2018, pas një karriere të bujshme te Real Madrid.