Të mërkurën, futbollisti kosovar që ka lindur në Zvicrër Andi Zeqiri, ka zgjedhur të luajë për Kosovën.
Kurse sot, raportohet se Kosova i ka siguruar shërbimet edhe të dy talentëve shqiptarë që jetojnë në Zvicër.
Bëhet fjalë për Lavdim Zumberi, 20-vjeçari që luan si mesfushor ofansiv te Zurich dhe mesfushorin 20-vjeçar Alban Ajdini që luan te Servette.
Ata do të bashkohen me Kosovën U21 në ndeshjet e shtatorit.






























