Në muajin janar, Fenerbahçe shënoi fitore të madhe ndaj Basaksehirit duke e mposhtur 2:0 me golat e Kruses dhe Vedat Muriqit.
Paraprakisht, Turqia përjetoi një tërmet të fuqishëm, ku pati shumë viktima.
Vedat Muriqi mori vëmendjen pas ndeshjes, pasi tregoi se kujt ia dedikoi golin.
“Unë ia dedikoj golin tim Miraç’ Can, i cili humbi jetë në tërmetin e djeshëm në Turqi. Ai më dërgoi një mesazh që do të vjen për ta parë ndeshjen sot, kurse fqinji i tij më dërgoi një mesazh sot duke me njoftuar që Miraç ka vdekur në tërmetin e djeshëm” shkroi Muriqi.




























