Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkruar në Facebook, duke e kujtuar legjendën Fadil Vokrri.

Ky është postimi i tij:

Sot janë bërë dy vjet pa 9-shin e Prishtinës dhe ikonën e futbollit tonë, Fadil Vokrri. Sukseset e përcollën Vokrrin vazhdimisht gjatë karierës së tij si futbollist, por edhe si kryetar i FFK-së, ku falë angazhimit të tij Kosova është anëtare në UEFA dhe FIFA.

Sot, me krenari, Stadiumi i Qytetit në Prishtinë mban emrin “Fadil Vokrri”, për të nderuar sukseset e lavdishme që Vokrri ia solli futbollit të Kosovës në garat sportive e politike për ndërkombëtarizim.