Me golin e Xhemal Ibishit në minutën e 93-të, Malisheva, ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Dukagjinit të Klinës.
Me fitoren ndaj Dukagjinit të dielën, Malisheva ka kaluar me pikë Prishtinën e Gjilanin, që të shtunën mbrëma luajtën baras, 1:1.
Pozita e tretë siguron paraqitjen në Evropë.
Malisheva është ngritur në vendin e tretë me 46 pikë, kurse Prishtina bie në vendin e katërt me 45 pikë. Gjilani në vendin e pestë me 44 pikë, derisa Dukagjini mbetet në vendin e gjashtë me 38 pikë, sa ka edhe Drenica në vendin e shtatë.




























