Drita ka fituar bindshëm të shtunën në ndeshjen e xhiros së 30-të të Superligës së Kosovës në futboll dhe vazhdon të mbetet lidere me pesë pikë distancë nga Ballkani i dyti.
Drita fitoi 3:0 ndaj Llapit për t’ia thelluar krizën edhe më shumë.
Drita e para i ka 57 pikë, pesë më shumë se Ballkani i dyti.
Golat e fitores për Dritën i shënuan Besnik Krasniqi në minutën e 29-të, Abdoul Dante në minutën e 47-të dhe Veton Tusha, në minutën e 63-të.
Malisheva me 46 pikë është në pozitën e tretë. Prishtina e katërta ka 45 pikë, ndërsa Gjilani i pesti i ka 44 pikë.
Dukagjini e Drenica janë në vendin e gjashtë dhe të shtatë me nga 38 pikë.
Llapi mbetet në vendin e tetë, përkatësisht të barazhit, me 33 pikë, aq sa ka edhe Ferizaj në pozitën e parafundit, të nëntën.
Prishtina e Re në fund të tabelës i ka 28 pikë.



























