Ballkani ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për titull të kampionit.

Me fitoren e arritur të dielën në Suharekë, Ballkani ka mbajtur të hapur garë për titull me Dritën.
Suharekasit në shtëpi fituan ndaj Ferizajt me rezultat 3:0, në kuadër të xhiros së 30-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Deri në fund të edicionit aktual kanë mbetur edhe gjashtë xhiro.

Giovanni në minutën e 22-të shënoi golin e parë, ndërsa  Golin për 2:0 e realizoi në minutën e 80-të, Valentin Serebe.

Tetë minuta më vonë, Ballkani e shënoi edhe golin e tretë. Golin për rezultatin përfundimtar 3:0 e shënoi Diar Vokrri.

Ballkani mbetet në vendin e dytë me 52 pikë, pesë më pak se liderja Drita.